Shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi, gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në fshatin Gradec të Vrapçishtit, ka theksuar atmosferën pozitive dhe mobilizimin e madh qytetar.
“Sonte hapëm shtabin e VLEN-it në Gradec të Vrapçishtit, ku u pa qartë mbështetja e fuqishme për kandidatin Zulhajrat Demiri. Vrapçishti po bashkohet si asnjëherë më parë,” është shprehur Azizi.
Sipas tij, kandidati Zulhajrat Demiri po sjell një frymë të re bashkimi, progresi dhe zhvillimi për komunën.
“Më 11 janar, me numrin 5, Vrapçishti zgjedh progresin dhe zhvillimin,” ka përfunduar Azizi./zyrtare.net/




