Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit po bëhet lider absolut në rajon për sa i përket rritjes dhe numrit të vendeve të ofruara të reja, thuhet në analizën e fundit të ueb faqes së specializuar të aviokomunikacionit – “exyuaviation.com”.
Siç njoftoi Ministria e Transportit, për tremujorin e parë të vitit 2026, aeroporti i Shkupit ofron 316.528 vende më shumë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025, duke e bërë atë lider absolut në rajon. Pas aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, është aeroporti i Beogradit me 267 mijë vende më shumë ose 100 mijë më pak se Shkupi, ndërsa larg aeroportit të Shkupit është aeroporti i Zagrebit me vetëm 68 mijë vende më shumë të ofruara në tremujorin e parë të vitit 2026.
“Ky është tregues tjetër i politikave të shkëlqyera të Qeverisë, të cilat po zbatohen përmes Ministrisë së Transportit drejt zhvillimit të fortë të trafikut ajror në vend. Për një vit, u prezantuan 21 destinacione të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, gjë që flet për angazhimin për zhvillimin e trafikut ajror civil, i cili nga ana tjetër ndikon drejtpërdrejt në turizëm dhe ekonomi në tërësi. Le të theksojmë se vetëm dy ditë më parë, në aeroportin e Shkupit u shënua udhëtari i tre miliontë, gjë që vetëm konfirmon politikat e shkëlqyera të Qeverisë”, njofton Ministria.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se politikat e përcaktuara në këtë mënyrë po japin rezultate të shkëlqyera, ndërsa pret që numrat të rriten edhe më shumë vitin e ardhshëm.
“Ju e dini se pas zgjedhjes së Qeverisë së re, u angazhuam të ndihmojmë në tërheqjen e destinacioneve të reja. Prej diku në shtator të vitit të kaluar deri në këtë moment, në një vit e disa muaj kemi 21 destinacione të reja në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, gjë që flet shumë për angazhimin tonë. Këto janë më së shumti destinacione të reja që ka zbatuar ndonjë vend. Numrat nuk janë të rastësishëm, nuk është rastësi që aeroporti i Shkupit do të përfundojë me mbi tre milionë e 200 mijë udhëtarë, nuk është rastësi që aeroporti i Ohrit do të shkojë me mbi 300 mijë udhëtarë ose nuk është rastësi që numri i përgjithshëm do të jetë mbi 3,5 milionë udhëtarë. E këtu është rritja, këtë vit kemi rritje të vazhdueshme, nëse në mars kemi rritje prej gjashtë për qind, prill – nëntë për qind, maj – tetë për qind, qershor 12 për qind, korrik 7 për qind, gusht – nëntë për qind, shtator – tetë për qind, tetor 12 për qind, tashmë në nëntor kemi rritje prej 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar, që do të thotë se numri i udhëtarëve që udhëtojnë në aeroportet e Maqedonisë është rritur me një të katërtën. Shpresoj që vitin e ardhshëm, nëse jo katër milionë, të paktën 3,5 milionë udhëtarë do të festojmë këtu nga aeroporti i Shkupit”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

