Ambasadorja amerikane Angela Ageler, e pyetur për ndonjë ndikim të mundshëm rus ndaj procesit zgjedhor në vend tha se nuk është në dijeni të ndonjë rasti konkret, por sipas saj ndikimi rus ekziston jo vetëm te ne, por në përgjithësi është i pranishëm në rajon. Ageler këtë koment e bëri në firmosjen e memorandumit me Ministrinë e Arsimit për zbatimin e programit “Fullbrajt” për këmbim akademik.

“Nuk jam në dijeni të ndonjë ndikimi specifik, por kam besim se ekziston sepse në përgjithësi ekziston në këtë rajon. Më e rëndësishmja është që, ndërsa i afrohemi periudhës parazgjedhore, qytetarët e vendit t’u parashtrojnë pyetje kandidatëve dhe kur votojnë të mendojnë për prioritetet e tyre. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Është e rëndësishme të edukohen për procesin dhe kandidatët pavarësisht se kush është i përfshirë. Është mjeti më i fuqishëm që ata kanë”, tha Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së. /Alsat.mk