Informojmë opinion publik se me datë 18.07.24, një grup akademikësh pati takim pune me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së z. Afrim Gashi
Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore me ç’rast u shkoqitën shumë çështje të cilat janë të rëndësishme dhe aktuale për misionin dhe vizionin tonë si organizatë .
Në takim u bisedua për projektet që ka në plan të realizoj Akademia Shqiptare në periudhën e ardhshme dhe për shumë çështje të tjera me karakter hulumtues! Me theks të veçant biseda morri kahjen dhe u analizuan mënyrat se si të arrihet forma institucionale e funksionimit të Shoqatës Akademike si një AKADEMI SHKENCORE E SHQIPTARËVE; me çrast u kërkua nga Kryetari Parlamentit që këtë çështje ta ngrejë në nivel të vendimarrjes politike.
Bindja e kryeparlamentarit ishte e mbështetur në të drejtën Kushtetuese dhe ligjore për të përkrahur mënyrën më të lehtë të mundshme që duhet ta bisedojmë në Qeveri.
Objektivat tona programore janë që kjo formë e organizimit të bëhet me mirëkuptim dhe të finansohet si Institucion Shtetëror; ashtu siç e parasheh edhe Marrëveshja e Ohrit dhe ashtu siç është e rregulluar me Ligj, në shumë shtete demokratike evropiane.
Kërkesat tona u fokusuan në mënyrën e finansimit të Akademisë me mjete nga Buxheti i shtetit, në mënyrë që të mos mbetet vetëm barë e një-dy apo tri komunave shqiptare, veçmas të asaj të Tetovës!
Në bisedë u potencua, poashtu se, gjer më tani Akademia e RMV(MANU), nuk ka shfaqur interes që në strukturën e saj të përfshi edhe shqiptarët duke bërë selektime si në kohën e komunizmit për kuadrot e “përshtatshëm” të cilët, tani, përbëjnë 1% të strukturës etnike të sajë!
Hulumtimet tona shkencore na sugjerojnë se, nevojat tona, pas viteve të 90-ta, janë shumëfishuar dhe kuadrot që janë në tri uneversitetet ku mësohet në Gjuhën shqipe, kanë arritur gjer më 1500, kuadro me tituj akademikë; me çrast një pjesë e tyre, pas përfundimit të karierës, kanë mundësinë edhe më tej të angazhohen në veprimtarinë hulumtuese-shkencore në dobi të komunitetit si në të gjitha shtetet e Evropës dhe të Ballkanit perëndimor.
Akademikët e informuan kryetarin Gashi edhe për Kërkesën që u është dorzuar para një viti organeve të Qeverisë dhe Kuvendit ( të cilët 1 vjet e gjysë e mbajnë në sirtarët e tyre Elaboratin tonë prej 126 faqesh, me 100 nënshkrime të profesorëve universitarë dhe shkencorë dhe kurë nuk iu përgjigjën kërkesës sonë).
Ne informojmë opinionin publik se shpifjet e njerëzve xhelozë, njerëzve që na bëjnë dëm me thënjet e tyre se ‘kjo nuk bëhet’, që merren me analiza të njerëzve ‘pse ky, pse ai…’ janë në shërbim të MANU-s dhe janë të ngjashme me të përfolmet që e shoqëruan krijimin e UT dhe të UEJL-it. Disa qeveritarë dhe një farë drejtori duke mos e kuptuar se çështë Akademia, duke mos e ditur dallimin në mes tyre, na kanë bë shumë pengesa duke dashur t’a fuzionojnë Akademinë tonë nën ombrellën e Institutit , (ITSHKSH).
Akademia jonë e informoi dhe kërkuan nga Kryetarin që të nxiten debate institucionale duke filluar me kryetarin e Qeverisë aktuale, z. Hristijan Mickovski për t’a jetësuar këtë institucion si mënyrë më e lehtë për funksionimin e sajë.
Akademikët falenderuan Krytarin për gatishmërinë që të dëgjoj dhe përkrahë Akademikët Shqiptarë dhe nismën e tyre
22.07.2024
Nga Këshilli për informim i Akademisë