Edhe pse jemi në kulmin e fushatës zgjedhore, në kohën kur kandidatët flasin për liri, transparencë dhe garë të ndershme, realiteti në Komunën e Zhelinës tregon të kundërtën.
Nga ajo që shihet në terren, aktivistë të AKI-së kanë shkatërruar materialet propaganduese të kandidatit Blerim Sejdiu, duke dëmtuar postera dhe banera zgjedhore.
Ky veprim po shihet si akt i pahijshëm dhe shenjë e pafuqisë politike, në një kohë kur gara duhet të zhvillohet mbi ide dhe programe, jo me metoda destruktive.