Më 18 nëntor 2025, rreth orës 12:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident i rëndë trafiku në rrugën Kërçovë–Gostivar, në afërsi të “Kryqëzimit të Mavrovës”.
Sipas të dhënave fillestare, një automjet tip Mercedes, me targa gjermane, i drejtuar nga I.R. (39) nga Kërçova, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në mes të rrugës.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë shoferi, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe një vajzë 14-vjeçare nga fshati Strelec i Kërçovës, si dhe A.V. (24) nga Rumania. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, ku lëndimet janë konstatuar dhe po marrin trajtim mjekësor.
Në vendngjarje ka dalë ekipi i DPB Gostivar, i cili ka kryer inspektimin e plotë të aksidentit. Hetimet janë ende në vazhdim për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te rrokullisja e automjetit.

