8 C
Tetovo
E martë, 29 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAksident me motor në Gostivar, humb jetën një 20 vjeçar

Aksident me motor në Gostivar, humb jetën një 20 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në hyrje të qytetit të Gostivarit, përkatësisht në bulevardin kryesor të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motoçikletës. Viktima, një i ri rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipi i policisë, autoambulanca si dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar.

Për momentin nuk është bërë publik identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet kompetente janë në proces të hetimit dhe pritet të dalin me detaje shtesë gjatë ditës.

Gjatë kohës së zhvillimit të ekspertizës në terren, pjesa e rrugës ku ndodhi aksidenti ishte e bllokuar për qarkullim, duke shkaktuar vonesa për automjetet që hynin ose dilnin nga qyteti.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit po vazhdojnë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments