Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, në rrugën rajonale Strugë-Dibër ka ndodhur një aksident ku një motoçikletë ka dalur nga rruga dhe si pasojë e kësaj, lëndime të rënda ka marrë drejtuesi i motoçikletës.

“Më datë 19.05.2024 në ora 21:20 në Drejtorinë e Policisë së Strugës është raportuar se në rrugën rajonale Strugë-Dibër, afër Strugës, një motoçikletë “Kawasaki” me targa të Strugës, e drejtuar nga V.M (26) nga Struga ka dalur nga rruga. Në aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.
Një ekip nga DPB Strugë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes” thuhet në njoftimin e MPB.