8 C
Tetovo
E diel, 4 Janar, 2026
BallinaLajmeAksident zinxhir në autostradën Tetovë–Gostivar, përfshihen 10 automjete, shkak ngricat në rrugë
- Advertisment -spot_img

Aksident zinxhir në autostradën Tetovë–Gostivar, përfshihen 10 automjete, shkak ngricat në rrugë

Kushtet e pafavorshme atmosferike, temperaturat e ulëta dhe ngricat në rrugë po vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë në trafik. Sonte është regjistruar një aksident zinxhir në autostradën Tetovë–Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Negotinës, njofton TS.

Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident dyshohet se janë përfshirë rreth dhjetë automjete.

Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar, ndërsa ekipet kompetente ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin masa për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments