Adoleshenti që u lëndua gjatë aksidentit të djeshëm është në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohet në shtëpi. Trupat e tre viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pas autopsisë do t’i dorëzohen familjarëve për varrim, bëjnë të ditur nga Spitali i Tetovës.
Aksidenti i djeshëm ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit Opel Astra, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme i Tetovës. Informacione shtesë për shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit priten nga mjekësia ligjore dhe prokuroria. Por sipas të dhënave fillestare, nga ajo që shihet në video-incizimet e kamerave të sigurisë, dyshohet se drejtuesi mund të ketë pësuar sulm në zemër.
Nga SPB Tetovë thonë se që nga fillimi i vitit 2025, në rajonin që mbulohet prej tyre, nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën tetë persona. Po aq viktima ka pasur edhe gjatë vitit 2024.