Autoritetet italiane kanë arrestuar 15 persona të dyshuar për lidhje mafioze, trafikim droge dhe pastrim parash. Arrestimet janë kryer në rajonet e Sicilisë, Toskanës dhe Friuli Venezia Giulia.
Sipas mediave, 26 persona ishin nën hetim por janë lëshuar urdhër arresti vetëm për 15 persona.
Në total, 120 oficerë policie u mobilizuan në operacionet kundër grupit të mafias.