Ish-drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë është një nga emrat më të përfolur të përfshirë në operacion të madh policor për krime lidhur me TEC Manastirin, TEC Osllomejin dhe TEC Negotinën. Në aksionin e gjerë policor arrestohen të dyshuarit për keqpërdorim të thirrjes publike për blerjen e aditivëve, me çka është shkaktuar dëm prej 6.5 milionë eurosh. Aksioni zhvillohet nga MPB-ja dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në të janë përfshirë 29 persona fizikë dhe 4 persona juridikë nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi. Në këtë aksion, përveç Kovaçevskit, është i përfshirë edhe pasardhësi i tij në pozitën e drejtorit, Vasko Stefanov, i cili dyshohet për punë të pandërgjegjshme në shërbim, si dhe i arrestuar është edhe Pece Matevski, ish-drejtor i TEC Manastir. Përveç tyre, mëngjesin e sotëm është arrestuar edhe drejtori komercial i EMV-së Ardian Muça, i dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare. Si organizator të bashkimit kriminel dyshohet Danço Stojanovski nga Velesi, i cili ishte drejtor komercial i EMV-së para Muçës. Në cilësinë e bartësit të kontratës për aditivët, si dhe organizatorit, e dyshuar është edhe Maja Jordanova nga Velesi, e punësuar në SH.A Postat, pronare e një kompanie private që nuk ka asnjë të punësuar, e cila për herë të parë u bë e njohur në media kur u publikua se ajo kishte nënshkruar marrëveshje milionëshe me aditivë nga Italia për EMV-në shtetërore, të cilën e fitoi si ofertues i vetëm. Në aksionin e madh është arrestuar edhe Nebojsha Stojanoviq, ish-drejtor i TEC Negotinë, për marrëveshje të madhe të bërë nga kompania e gruas së tij me TEC Manastir, ku si nënshkrues në anën tjetër figuron i përmenduri Pece Matevski.
Ministria e Brendshme dhe Prokuroria konfirmojnë se nga mëngjesin e sotëm është duke u zhvilluar aksion dhe ka të arrestuar, ndërsa më shumë detaje do të jepen më vonë. /Alsat.mk