Më datë 07.06.2024, në periudhën nga ora 12.00 deri në 15.00, efektivët e policisë nga SPB- Tetovë në bashkëpunim me punonjësit socialë nga QPS kanë marrë masa lidhur me lypje të lëmoshës. Në orën 13:00 në rrugë ,,Nikola Tesla” në Tetovë është gjetë duke lypur lëmoshë E.O.(41) nga Tetova bashkë me dy fëmijëve të saj të mitur, pastaj në orën 13:30 në të njëjtën rrugë është gjetë L.R.(26) nga Shkupi me qëndrim në Tetovë e cila lypte lëmoshë bashkë me tre fëmijët e saj të mitur.
Po merren masa të përshtatshme për të pastruar dhe dokumentuar rastet dhe kundër tyre do të përgadite parashtresat e e parapara ligjore, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.