8 C
Tetovo
E enjte, 19 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAksion i policisë në Tetovë: Sanksionohen gjashtë persona për transport publik pa...

Aksion i policisë në Tetovë: Sanksionohen gjashtë persona për transport publik pa licencë

Më datë 18.02.2026, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 20:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në rrugën “Iliria” në Tetovë kanë kryer kontroll për sanksionimin e automjeteve që kryejnë transport publik pa pasur licencë. Me këtë rast janë ndaluar: automjeti i udhëtarëve “Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.K. (57) nga Tetova; automjeti “Skoda” me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.A. (70) nga fshati Sedllarevë; automjeti “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.B. (67) nga fshati Reçicë e Vogël; automjeti “Seat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga J.H. (57) nga fshati Siniçan; automjeti “Renault” me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.M. (72) nga Tetova; dhe automjeti “Citroen” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.J. (66) nga Tetova. Është konstatuar se kanë kryer transport publik pa pasur leje përkatëse dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments