Rreth 20 persona janë arrestuar në aksionin e policisë në Strugë dhe rrethinë mëngjesin e sotëm ku janë gjetur drogë dhe armë. Në aksion morën pjesë disa pjesëtarë të Njësisë për intervenim të shpejtë nga Shkupi, por jo edhe policë nga Struga dhe Ohri. Personat e arrestuar dyshohen për trafikim të drogës dhe armëve. Burime të Alsat thonë se janë gjetur bomba dhe municione ndërsa në aksion janë përfshirë edhe persona të moshës më të re kurse jozyrtarisht thuhet se mes të arrestuarve është edhe një polic. Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ende detaje për aksionin. /Alsat.mk