8 C
Tetovo
E martë, 23 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAlarm për dronë, pezullohen fluturimet në Kopenhagë dhe Oslo

Alarm për dronë, pezullohen fluturimet në Kopenhagë dhe Oslo

Komunikacioni ajror në aeroportin e Kopenhagës është ndërprerë përkohësisht pasi u vërejtën dronë pranë pistës, njoftoi mbrëmë policia daneze.

Fluturimet dhe aterimet u pezulluan për një kohë të shkurtër, transmeton agjencia DPA.

“Aeroporti i Kopenhagës është rihapur pasi u mbyll për shkak të aktivitetit të dronëve”, bëri të ditur menaxhmenti i aeroportit Kastrup herët në mëngjes.

Megjithatë, priten vonesa dhe anulime të disa fluturimeve. Udhëtarëve u rekomandohet që të kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore për më shumë informacione.

Një situatë e ngjashme u shënua edhe në aeroportin e kryeqytetit norvegjez, Oslo, i cili u mbyll përkohësisht pasi u raportua prani e dronëve, njoftoi shërbimi publik norvegjez NRK. Sipas operatorit Avinor, aeroporti dhe hapësira ajrore mbi Oslo u mbyllën, ndërsa fluturimet u ridrejtuan.

Aeroporti Kastrup në Kopenhagë është ndër më të mëdhenjtë në Skandinavi, krahas Arlandës në Stokholm dhe Gardermoenit në Oslo.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments