8 C
Tetovo
E hënë, 23 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAlarme për bomba në Tetovë: Ndërpritet mësimi në pothuajse të gjitha shkollat...

Alarme për bomba në Tetovë: Ndërpritet mësimi në pothuajse të gjitha shkollat fillore dhe të mesme

Për shkak të denoncimeve për bomba të vendosura, pothuajse të gjitha shkolla fillore dhe të mesme në territorin e Komunës së Tetovës e kanë ndërprerë mësimin sot, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit i kanë lëshuar objektet dhe janë larguar për në shtëpi. Nga sektori për arsim pranë Sektorit komunal për veprimtari publike informuan se shkollat janë kontrolluar nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë, ndërsa të gjithë nxënësit dhe punonjësit janë evakuuar dhe kanë lëshuar hapësirat shkollore.

Janë përfshirë shkollat e mëposhtme: ShMK ‘Nikolla Shtejn’, ShMK Gjimnazi ‘7 Marsi’, ShMK Gjimnazi ‘Kiril Pejçinoviq’, ShMK ‘8 Shtatori’. Ndërsa te shkollat fillore: ShfM ‘Istikbal’, ShfM ‘Kirili dhe Metodi’, ShfM ‘Vëllazërim-Migjeni’, ShfM ‘Goce Dellçev’, ShfM ‘Besa’, si dhe ShfM ‘Përparimi’,” informoi Validin Ademi, udhëheqës i sektorit për arsim pranë Sektorit për veprimtari publike.

​Që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Tetovë ka pasur disa denoncime të tilla për bomba të dërguara në postat elektronike të shkollave, por sot ky informacion i është dërguar policisë së Tetovës.

​“Denoncimet për bombë janë dorëzuar në Sektorin e Punëve të Brendshme, gjegjësisht nuk janë dërguar në adresat e e-mailit të shkollave, siç ndodhte në të kaluarën. Shkollat kanë dorëzuar shkresë me shkrim deri te SPB-ja me qëllim që të informohen lidhur me gjendjen dhe hapat që duhen ndërmarrë më tej. Në aspektin e sigurisë, institucionet kompetente po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe punonjësve, ndërsa gjendja ndiqet vazhdimisht në koordinim me organet e rendit,” informoi Validin Ademi.

​Ai njëkohësisht informoi se procesi mësimor do të vazhdojë vetëm pas konfirmimit zyrtar se kushtet e sigurisë janë përmbushur plotësisht.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments