8 C
Tetovo
E martë, 24 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAlarmet e rreme për bomba nuk ndalen, sot përsëri evakuime në shkollat...

Alarmet e rreme për bomba nuk ndalen, sot përsëri evakuime në shkollat e Tetovës

Mëngjesin e sotëm sërish janë regjistruar alarme për bomba në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovë.

Ekipet e Policisë kanë dalë menjëherë në terren, ndërsa nxënësit, sipas protokollit të sigurisë, kanë lëshuar hapësirat e shkollave deri në përfundimin e kontrolleve.

Kjo situatë vjen pas një serie denoncimesh të ngjashme edhe në ditët paraprake. Vetëm gjatë ditës së djeshme, alarme për mjete shpërthyese u raportuan në disa shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Tetovë, të cilat pas kontrolleve rezultuan të jenë denoncime të rreme.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar personat që qëndrojnë pas këtyre kërcënimeve të përsëritura.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments