8 C
Tetovo
E martë, 16 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAlbi Qamili: Entuziazmi i qytetarëve na motivon për kapitullin e ri të...

Albi Qamili: Entuziazmi i qytetarëve na motivon për kapitullin e ri të zhvillimit

Bartësi i listës së koalicionit VLEN për Këshillin Komunal të Tetovës, Albi Qamili, sonte zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e lagjes “Jashtë Vardarit”, ku u diskutuan projektet që tashmë janë në realizim dhe ato që do të nisin së shpejti.

Në fjalën e tij, Qamili theksoi se investimet konkrete janë tregues i përkushtimit për ta çuar Tetovën përpara. Rrjeti primar i ujësjellësit, me vlerë prej 250 mijë euro, është një nga projektet më të rëndësishme që do të sigurojë ujë të pijshëm për çdo familje. Po ashtu, ai njoftoi se rikonstruksioni i rrugës me vlerë prej 120 mijë eurosh do të fillojë javën e ardhshme, duke përmirësuar dukshëm infrastrukturën e lagjes.

Një tjetër investim strategjik është projekti i rrugës që kalon përmes fabrikës “Teteks”, e cila do të lidhë dy dalje kryesore të qytetit – atë për në Bërvenicë dhe për në Falisht. Ky projekt pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të rrisë cilësinë e jetesës për të gjithë qytetarët.

“Entuziazmi dhe besimi i qytetarëve na jep forcë që më 19 tetor të hapim kapitullin e ri të zhvillimit të Tetovës”, u shpreh Qamili.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments