8 C
Tetovo
E enjte, 4 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeAlbi Qamili: Tetova dhe Tearca do të ecin krah për krah drejt...

Albi Qamili: Tetova dhe Tearca do të ecin krah për krah drejt zhvillimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me nënkryetarin Albi Qamili, zhvilluan sot një vizitë pune në Komunën e Tearcës, ku u pritën nga kryetari i sapozgjedhur, Daut Memishi. Vizita kishte për qëllim urimin e mandatit të ri dhe shprehjen e mbështetjes për drejtimin e ri që ka marrë komuna pas një fitoreje që solli ndryshim të shumëpritur pas më shumë se njëzet vitesh.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit institucional ndërmjet Tetovës dhe Tearcës, me fokus në projektet që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Daut Memishit i dëshirojmë një mandat të suksesshëm dhe punë të mbarë. Qytetarët e Tearcës votuan për ndryshim dhe për drejtësi, duke e mbështetur fuqishëm Dautin. Tetova dhe Tearca do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, duke ecur së bashku drejt zhvillimit dhe progresit.”, deklaroi Albi Qamili.

Vizita u cilësua si një nisje e mbarë e bashkëpunimit mes dy komunave, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri institucional.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments