Pas mbledhjes së djeshme të Lëvizjes Besa, në të cilën u vendos që t’i hapet rrugë shkrirjes së koalicionit VLEN në një parti, zv.kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, në rrjetet sociale ka shkruar se “VLEN-i po bëhet”.
VLEN-i po bëhet! Na prij kryetar!”, ka shkruar Qamili, pas përfundimit të mbledhjes së Lëvizjes Besa.
Ndryshe, në mbledhjen e djeshme të Besës, Kuvendi Qendror partisë me shumicë votash miratoi vendimin për shkarkimin e Kryesisë Qendrore, në vazhdën e procesit të filluar për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm.
Kasami tha se Kuvendi i Besës vlerësoi se duhet të hapet rruga për strukturimin e VLEN-it dhe e solli këtë vendim bazuar në moratoriumin e aktiviteteve partiake nga subjektet që përbëjnë VLEN-in.

