8 C
Tetovo
E diel, 21 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeAlbrim Hoxha: Për VLEN-in, qeverisja e ndershme është prioritet në Strugë

Albrim Hoxha: Për VLEN-in, qeverisja e ndershme është prioritet në Strugë

Pas interesimit të shtuar në opinion, VLEN ka dhënë një sqarim lidhur me situatën e krijuar në Strugë pas zgjedhjeve lokale.

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të VLEN-it në Strugë dhe njëheritë zv ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, bëri të ditur se deri më tani nuk ka pasur bisedime konkrete mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, transmeton Zyrtare.net

Sipas Hoxhës, Struga ka specifika të veçanta krahasuar me komunat e tjera, pasi në zgjedhje ka garuar një kandidat i pavarur për kryetar komune, i mbështetur nga VLEN dhe nga e gjithë qeveria. Ai theksoi se kjo mbështetje vazhdon edhe pas zgjedhjeve.

“Në funksion të realizimit të premtimeve dhe angazhimeve që VLEN-i ka marrë para qytetarëve, në këtë fazë ne mbështesim realizimin e programit të kryetarit të komunës, z. Mendi Qyra, dhe krijimin e kushteve për zbatimin e tij,” thuhet në reagim.

Në këtë proces, sipas tij, kuadrot e VLEN-it do të kenë rol garantues për realizimin e angazhimeve të marra.

Hoxha sqaroi gjithashtu se bisedimet me VMRO-DPMNE-në për formimin e shumicës në Këshillin Komunal dhe për ndarjen e pozicioneve lokale i zhvillon drejtpërdrejt kryetari i komunës. Ai nënvizoi se për VLEN-in emrat dhe pozitat nuk janë parësore, por thelbësore mbetet qeverisja e mirë, e ndershme, pa krim dhe korrupsion, si dhe sjellja e një ndryshimi real në Strugë./ZYRTARE.net

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments