8 C
Tetovo
E diel, 21 Shtator, 2025
BallinaLajmeAlbrim Hoxha: Zëri i Veleshtës është jehona e Strugës – Eugen Sheji,...

Albrim Hoxha: Zëri i Veleshtës është jehona e Strugës – Eugen Sheji, garanci që rinia ka vend këtu e jo në migrim

Shefi i shtabit elektoral të VLEN për Strugën, Albrim Hoxha, në një tubim në Veleshtë theksoi rëndësinë e veçantë që ky fshat ka pasur dhe ka në zhvillimin politik e shoqëror të Strugës.

“Zëri i Veleshtës është jehona e gjithë Strugës. Veleshta nuk është thyer dhe nuk do të thyhet asnjëherë”, u shpreh Hoxha, duke nënvizuar se ky vend gjithmonë ka qenë shtyllë e fortë për kauzat e drejtësisë dhe përfaqësimit.

Ai i dha një rëndësi të veçantë çështjes së migrimit të të rinjve, duke theksuar se kandidatët e VLEN-it, me në krye Eugen Shejin, janë shembull dhe garanci se rinia ka të ardhme në vendlindje.

“Rinia nuk duhet të shohë migrimin si zgjidhje, por të besojë se këtu ka hapësirë për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e saj. Eugen Sheji është dëshmia më e qartë e kësaj perspektive”, tha Hoxha.

Sipas tij, mesazhi i VLEN është i qartë: rinia e Strugës dhe e gjithë rajonit ka vend në vendin e vet, dhe bashkë me vizionin e ri, mund të ndërtohet një e ardhme më e sigurt për të gjithë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments