Teksa kanë filluar kalkulimet për zgjedhjet lokale, Fronti Evropian i drejtuar nga Ali Ahmeti dhe BDI po hasin në probleme me partnerët e vegjël. Më së shumti, siç duket, tensioni po shtohet me krahun e Ziadin Selës, të cilët kërkojnë më shumë seç e kanë peshën reale.
Kështu, pas daljes së anketave të fundit, që duket se janë bërë nga institucione që kanë favorizuar çdoherë BDI-në, këta të fundit po i shfrytëzojnë për t’i disiplinuar partnerët. Meqë krahu i Ziadin Selës del me mbështetje nën 1% në anketën e BDI-së, Ahmeti po i çon selam Ziadin Selës, të cilin e quan si “vazal” të tij.
“Me 1% mbështetje, bëhesh vetëm 100% vazal! BDI mbetet e vetmja forcë politike që mbron arritjet historike dhe aspiratat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagimin e BDI-së.