8 C
Tetovo
E martë, 6 Maj, 2025
BallinaLajmeRajoniAli Ahmeti i shkon në konak Ramush Haradinajt në Gllogjan

Ali Ahmeti i shkon në konak Ramush Haradinajt në Gllogjan

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka vizituar Gllogjanin për të nderuar dëshmorët e lirisë më Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit.

Lidhur me këtë vizitë dhe nderime ka shkruar kreu i AAK, Ramush Haradinaj që ka shoqëruar Ahmetin.

“6 maji i vitit 1405 është ditëlindja e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Pikërisht më 6 maj u lind edhe Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë.

Në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të ZO të Dukagjinit në Gllogjan, sot nderuam të gjithë të rënët për liri, kujtuam gjenerata të tëra patriotësh e luftëtarësh, mes të cilëve veprimtarin e atdhetarin e madh, Smajl Haradinaj.

Gjeneralmajor Luan Haradinaj, brezi i ri i luftëtarëve, ishte ndër të parët në organizimet çlirimtare, duke vënë themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën, të frymëzuar nga sakrifica e Luanit e trimave të tjerë, u bashkuan mijëra luftëtarë që vazhduan rrugëtimin deri në ditën e fitores.

Dhembja dhe malli për të dashurit që humbëm assesi të shuhet. Ky ishte çmimi i lirisë që ata e paguan për ne, e për shumë breza që do të jetojnë të lirë, me dinjitet e krenari, duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e tyre. Faleminderit për shërbimin!
Lavdi!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.(

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments