8 C
Tetovo
E martë, 8 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAliu: Klinika e Onkologjisë po disperzohet në qytete të tjera që pacientët...

Aliu: Klinika e Onkologjisë po disperzohet në qytete të tjera që pacientët të kenë qasje më të lehtë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në intervistë për TV24 tha se Klinina e Onkologjisë po disperzohet në Manastir, Shtip, Tetovë, si qytetet e para ku do të trajtohen pacientët e onkologjisë si masë e duhur për të lehtësuar qasjen e pacientëve dhe familjarëve. Kjo me automatizëm ulë edhe intezitetin e pacientëve në Klinikën kryesore në Shkup, pasi edhe në një hapësirë që po ndërtohen në Klinikën 8 shtatori sipas Azirit po përgatitet atje një pjesë e posaçme për pacientët e onkologjisë.

“Nesër në seancë të qeverisë miratohet vendimi për disperzionin e atyre terapive. Për shkurt do të jem brenda javës në Manastir, do të ketë disperzion të terapisë edhe në disa qendra të tjera, Manastir, Shtip, Tetovë, Shkup. Vlerësojmë që edhe mjekët edhe pacientët do të kenë situatë relaksuese. Për ato pacientë që do të kenë efekte negative nga këto terapi do të trajtohen në Klinikën e onkologjisë në Shkup, por për ata që terapia është efektive kjo nënkupton që vazhdojnë ta marrin në Klinikat tjerat alternative pos asaj në Shkup”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Në lidhje me disperzionin e terapisë së onkologjisë Aziri tha se nesër do të futet në procedurë qeveritare dhe kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt, ai shton se edhe një pjesë në Spitalin 8 Shtatori po ndërtohet pjesë që do të shfrytëzohet për dhënien e terapisë së onkologjisë.

“Edhe 8 shtatori do të jetë një nga vendet ku do të disperzohet onkologjia. Prioritet i yni është disperzioni i terapisë të onkologjisë. Pasi t’i kemi numrat e saktë se sa është numri i pacientëve me onkologji kur të kemi numrat do të vlerësojmë nëse do të duhet të renovojmë Klinikën e onkologjisë aktualisht”, përfundoi Aziri.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments