8 C
Tetovo
E premte, 30 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAliu: Në politikë s’ka rastësi

Aliu: Në politikë s’ka rastësi

Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarët, i cili është pjesë e grupit që nuk e lëshoi qeverinë, në intervistën për Alsat, foli për rrethanat që çuan Arben Taravarin të dalë prej Qeverisë. Në lidhje me takimin e Arben Taravarit me kreun e BDI-së Ali Ahmeti dhe presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, i cili në opinion u komentua si i rastësishëm, megjithatë sipas Azir Aliut në politikë nuk ka rastësi, por parapërgatitje për afrim me BDI-në.

“Dëgjoni, në politikë s’ka rastësi. Pra, mbaj bindje se ka qenë bindje, një narrativ për përgatitje për këtë çka ndodhi më vonë pasi në atë periudhë ende nuk kemi pasur informata se ku shkojmë dhe çka ndodhën. Besoj që ishte një hap përpara që të përgatitemi, le të themi mos shokohemi shumë nga ajo që pastaj na erdhi si informatë dhe si proces të cilën e pamë dhe u shqetësuam të gjithë”, tha Azir Aliu, Aleanca për Shqiptarët.

Aliu thekson që me vendimin e Taravarit krahas tyre, kanë mbetur të habitur dhe të shqetësuar edhe faktori ndërkombëtar.

“Elita politike në vend dhe jashtë thjeshtë janë të habitur. Dhe këtë rrëshqitje nga një anë në anën tjetër e kanë kapur shumë… janë shumë të shqetësuar dhe pritnin që ne t’u japim informata. Por, për fat të keq ne nuk kemi pasur informata se çka ka ndodhur. Të njëjtën edhe kryeministri Kurti na pyeti se si arritët deri këtu dhe çka ka ndodhur, thjeshtë s’kemi informatë. Kaq mund të themi, ajo që kemi dëgjuar është vetëm aritmetikë të numrave të zgjedhjeve lokale që ne do t’i kemi 6 komuna dhe pas asaj do të jemi partia e parë”, u shpreh Azir Aliu, Aleanca për Shqiptarët.

Aliu, të cilin koalicioni VLEN e ka propozuar për ministër të Shëndetësisë, të cilin post deri dje e mbante Arben Taravari, theksoi që është i vetëdijshëm për resorin që ka probleme, megjithatë do të punojë për t’i tejkaluar sfidat.

“Jam shumë i vetëdijshëm se është një resor shumë sensitiv. Jam shumë i vetëdijshëm se ka shumë procese të hapura dhe të pambyllura. Gjithashtu, jam shumë i vetëdijshëm se aty duhet të fillohet ndoshta me procese që Bashkimi Evropian dhe shtetet e zhvilluara i kanë tani të mbyllura. Gjithsesi do të jem në ballë të këtyre proceseve dhe do të jem rezistent që do të jetë në dëm të institucionit që do ta përfaqësoj”, theksoi Azir Aliu, Aleanca për Shqiptarët./Alsat

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments