8 C
Tetovo
E enjte, 31 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAliu: Në vendin e spitalit modular ndërtojmë kujtesën, jo harresën!

Aliu: Në vendin e spitalit modular ndërtojmë kujtesën, jo harresën!

Nga vendi ku dikur ndodhej spitali modular në Tetovë, simboli i një prej tragjedive më të rënda në historinë e shëndetësisë në vend, sot nisi ndërtimi i parkut memorial, një hap i domosdoshëm drejt kujtesës kolektive dhe drejtësisë morale për viktimat.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi se kjo iniciativë nuk është thjesht urbanistike, por një akt përkujtimi, reflektimi dhe zotimi institucional.
“Sot nuk fillojmë vetëm ndërtimin e një parku. Fillojmë ndërtimin e një ndërtese kolektive, të vonuar por të domosdoshme”, tha ai.

Ai shtoi se arkitektura e parkut do të pasqyrojë dhimbjen e përjetuar dhe premtimin se një tragjedi e tillë nuk do të përsëritet kurrë.“Korniza të thyera, shtigje të përthyera, pemë që krijojnë hije reflektimi, kjo nuk është thjesht dizajn, por gjuhë për t’i folur ndërgjegjes sonë kolektive”, tha ministri.
Aliu theksoi se ky është fillimi i një përgjegjësie të re, dhe se përmes këtij projekti, ministria po ndërton besim dhe respekt për jetën.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments