Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në intervistë për televizionin e Maqedonisë tha se parkingjet janë pasqyra reale që tregon se si funksionon edhe brenda një institucion. Këtë çështje Aliu thotë se e kanë ndër prioritet e para me të marrë këtë pozitë, dhe si alternativë të përkohshme kanë zgjedhur që të punësuarit në Klinikë të parkohen në një hapësirë të Limak që ka kapacitet të mjaftueshëm.
“Çështja e parkingjeve ka qenë çdoherë problematikë e theksuar dhe ne për këtë arsye jemi duke e trajtuar me seriozitet këtë çështje. Ne po punojmë për një parking modern, me infrastrukturë moderne dhe teknologji për ta regjistruar secilën veturë deri në vendin e parkimit. Faza e parë ka përfunduar, dhe tani ka ngelë impentimi i fazës së dytë me qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjen për parkingje dhe shumë shpejt do ta implemntojmë edhe këtë”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Ali shton se në të njëjtën kohë derisa punohet për rregullimin e parkingut janë duke punuar edhe në reduktimin e numrit të pacientëve që trajtohen në Klinikë e që vijnë nga qytete të tjera. Sipas Aliut diku 70% e pacientëve që vijnë në Klinikë mund t’i marrin shërbimet e njëjta edhe në qytetet e tyre ku jetojnë.
“Kjo kërkon dinamikë shumë të madhe dhe e shpejt e punës, prandaj shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet e fazës së dytë. Pas përfundimit të fazës së dytë që do të jetë optimizimi do të shohim me numrin e pacientëve nga qytetet tjera pasi paralelisht me fazën për rregullimin e parkigut punohet edhe për reduktimin e numrit të pacientëve të cilët vijnë nga qytete të ndryshme në Klinikë”, përfundoi Aliu.