8 C
Tetovo
E premte, 2 Janar, 2026
BallinaLajmeAliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në...
- Advertisment -spot_img

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën jetën rreth 40 persona e mbi 100 të tjerë u lënduan.

Aliu tha se janë në komunikim me autoritetet shëndetësore në Zvicër.

“Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësitë dhe kapacitetet në dispozicion për t’i ofruar mbështetje të përshtatshme Zvicrës pas zjarrit tragjik në Kran-Montana.

Tashmë jemi në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të RMV-së, ndërsa përmes Qendrës Koordinuese të BE-së për Reagim ndaj Emergjencave (EU ERCC) është vendosur një kanal komunikimi edhe me autoritetet shëndetësore në Zvicër.

Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Azir Aliu. (Tv21)

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments