Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në intervistë për televizionin e Maqedonisë tha se politikat e tyre qeverisëse i kanë të bazuara në dy shtylla kryesore, në udhëheqje duke u bazuar në të dhëna dhe në udhëheqje të thirrur nga nevojat.
“Prioritet i menaxhimit tonë me Ministrinë e Shëndetësisë është të krijojmë politika të bazuara në të dhëna dhe në nevoja. Në këtë drejtim kemi filluar nga dita e parë që të bëjmë agregimin e të dhënave në çdo institucion shëndetësor të vendit”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Në lidhje me punësimin e përhershëm të punëtorëve shëndetësor mministri Aliu përgjigjet se kjo çështje veçmë është e mbyllur me sukses.
“Kjo çështje ka marr fund në aspektin administrativ gjithçka ka kaluar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe tani procesohen në nivel të spitaleve dhe Klinikave të vendit”, përfundoi Aliu.