8 C
Tetovo
E diel, 10 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAliu: Të gjithë pacientët nga ngjarja në Tetovë po marrin trajtimin e...

Aliu: Të gjithë pacientët nga ngjarja në Tetovë po marrin trajtimin e nevojshëm për shërim të plotë në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, informon se pas ngjarjes së sotme në Tetovë, në klinikat kirurgjikale në Shkup janë pranuar katër pacientë me lëndime të rënda trupore.

Njëri prej tyre është 32-vjeçari me plagë nga armë zjarri në kraharor, pranuar në KARIL. Një fëmijë 12-vjeçar me plagë në kofshën e djathtë është trajtuar në Kirurgjinë Pediatrike, ndërsa një 37- vjeçar me plagë në kraharor ndodhet në Kirurgjinë Torakale. Po ashtu, në Traumatologji është pranuar një pacient 60-vjeçar me frakturë në këmbën e djathtë.

“Të gjithë pacientët janë nën kujdesin më të mirë mjekësor dhe po marrin trajtimin e nevojshëm për shërim të plotë” – shpreh Aziri.
Ministri falënderon stafin shëndetësor për angazhimin e tyre në situata të tilla emergjente.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments