8 C
Tetovo
E enjte, 8 Janar, 2026
BallinaLajmeAliu: Viti 2025 me rezultate konkrete dhe arritje të rëndësishme në shëndetësi
- Advertisment -spot_img

Aliu: Viti 2025 me rezultate konkrete dhe arritje të rëndësishme në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në intervistë për TVM2 theksoi sukseset dhe të arriturat e ministrisë gjatë vitit 2025. Fillimisht janë marrë me skenimin e situatës reale në Ministrinë e Shëndetësisë, si në aspektin e infrastrukturës ashtu edhe në aspektin e teknologjive që shfrytëzohen por edhe në aspektin e kapaciteteve njerëzore.

“Për fat të mirë një prej tre komponentëve që i përmenda veçmë është realizuar, tanimë është përfunduar. Kemi bazën për herë të parë në Maqedoni, bazën e kapaciteteve njerëzore, në nivel të shtetit dhe në nivel të çdo institucioni pra tanimë në kohë reale e dimë në çdo institucion sa mjekë kemi, infermiere dhe kuadër tjetër teknik. Pra ky është hap shumë I madh për të parë realisht sa kemi kapacitete njerëzore dhe sa na duhen në të ardhmen që shëndetësia të jetë kompatibile me indikatorët që janë veç të definuar në BE.”, u shpreh për TVM2 ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ministri Aliu potencoi se kanë krijuar grup punues me Ministrinë e Arsimit për të krijuar strategji nacionale për krijimin e profileve të mjekëve dhe infermierëve në bazë të nevojave.

“Për të krijuar një strategji nacionale për të krijuar dhe për të hapur vende të lira në shkollimin formal dhe joformal pra në fakultete specializime dhe subspecializime por gjithashtu edhe në edukim joformal, me qëllim që të krijojmë profile të mjekëve dhe infermiereve në përputhje me nevojat tona dhe ky ishte një hap jashtëzakonisht i madh… Hapi i dytë që mund të mburremi si ministri është analiza e infrastrukturës që momentalisht bëjmë dhe zgjidhja e këtyre problemeve, ende jemi duke punuar për shkak se sfidat janë jashtëzakonisht të mëdha.”, u shpreh Aliu.

Po ashtu Ministri potencon se në gjysmën e parë të vitit 2026 do të rregullohet parkingu në kampusin “Nënë Tereza” në Shkup.

“Këtu filluam nga ajo më bazikja nga parkingu i klinikës në kampusin “Nënë Tereza” në Shkup, dhe tanimë për fat të mirë të gjitha aspektet administrative i kemi përfunduar dhe për shpejtë do të fillon puna dhe do të realizohet në pjesën e parë të 2026-tës.”, tha Aliu.

Ministri Aliu thotë se kanë hapur 12 ligje në përputhje më strategjitë që i kanë si ministri dhe një prej këtyre ligjeve është Ligji për mbrojtjen ndaj pirjes së duhanit, që është nga fundi dhe pritet që qytetarët, organizatat dhe institucionet të japin mendime dhe sugjerime për përmirësimin e këtij ligji.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments