Duke folur në një konferencë për shtyp pas barazimit 4-4 me Viljarrealin, trajneri Karlo Ançelotti e analizoi sezonin e tij fitues të Real Madridit.

“Objektivi në këtë ndeshje nuk ishin pikët, sepse nuk kemi nevojë për to. Objektivi ishte të bënim një lojë të mirë, duke pasur intensitet, duke luftuar, duke shmangur lëndimet. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte”.

Brahim Diazi?

Ai pati një sezon mjaft të mirë, na ndihmoi shumë. Ai, Joselu, Arda… shënuan shumë gola. Dhoma e zhveshjes është gati të stërvitet mirë në këto dy javë dhe të përpiqet të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve”.

Militao?

“Të dy qendërmbrojtësit u munduan, madje edhe Rudiger. Militao po i afrohet 100%, kanë mbetur edhe dy javë deri në finale”.

Lunini?

“Më pëlqeu, nuk mund të bënte asgjë për golat e pësuar. Ishte i mirë me këmbët e tij. Mendoj se luajti një ndeshje të mirë. Natyrisht që golat nuk janë faji i tij”.

Arda Guler?

“Sa më afër portës, aq më i mirë është. Është shumë efikas, ka shënuar shumë gola me pak goditje. Ka një talent të veçantë, që e tregon më afër portës se sa larg saj”.

Katër golat e pësuar?

“Nuk jam i shqetësuar. Ishte një ndeshje shumë e hapur, me pak ekuilibër. Ishte një ndeshje për t’u luajtur me futboll të mirë sulmues. Ndoshta pësuam më shumë gola seç duhet, por kjo është në rregull. Kundërshtari luajti shumë mirë”.