8 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAnkth në ajër! Fluturimi Venecia-Shkup i Wizz Air bllokohet për 2 orë,...

Ankth në ajër! Fluturimi Venecia-Shkup i Wizz Air bllokohet për 2 orë, më pas devijon në Kosovë

Një avion i Wizz Air nga Venezia për në Shkup ka pasur probleme gjatë uljes.

Avioni Airbus A321neo ka provuar për rreth dy orë të ulet në aeroportin e Shkupit, por nuk ia ka dalë. Pas 17 rrotullimeve mbi aeroport, avioni ka shkuar drejt Prishtinës në Kosovë, ku ka zbritur pa probleme.

Nuk dihet ende pse avioni nuk mundi të ulej në Shkup. Ai ka fluturuar disa herë shumë afër tokës mbi aeroport, që mund të tregojë se piloti kishte nevojë të shikonte nga afër, ndoshta për ndonjë problem me rrotat e uljes, shkruan Corriere Della Sera.

Avioni u nis nga Venezia në orën 14:33 dhe mbërriti pranë Shkupit në 15:41, por nuk mundi të ulej. Në 17:33 u drejtua drejt Prishtinës, ku zbriti në orën 17:55, më shumë se tre orë pas nisjes.

Wizz Air nuk ka dhënë ende shpjegime për këtë incident. Avioni i përdorur në këtë rast, i përket flotës së kompanisë në Abu Dhabi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments