8 C
Tetovo
E martë, 11 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAntari i Kryesise se Taravarit i bashkohet strukturave të Arben Fetait

Antari i Kryesise se Taravarit i bashkohet strukturave të Arben Fetait

Antari i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Naser Ismaili, ka vendosur t’i bashkohet strukturave të zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë dhe një nga lideret e VLEN, Arben Fetai, duke lënë pas krahëve kampin e Arben Taravarit.

Në një reagim publik, Naser Ismaili ka theksuar se do të vazhdojë idenë për të cilën u krijua subjekti politik, duke nënvizuar se idealet mbi të cilat u ngrit Aleanca nuk janë harruar.

“E vlerësoj rikthimin tek ideja për të cilën u bashkuam dikur. Kjo tregon se idealet nuk vdesin, por vetëm presin momentin që njerëzit e drejtë të kthehen aty ku e kanë vendin në shtëpinë e tyre”, ka shkruar ai.

Kalimi i Naserit shihet si përforcim i mëtejshëm i krahut të ASH-së që përfaqësohet në qeveri përmes zëvendëskryeministrit Fetai, i cili po konsolidohet si përfaqësuesi i vërtetë i Aleancës për Shqiptarët.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments