Sot deputetët e Kuvendit miratuan vendime të reja për apanazhë, pagesa qiraje, si dhe për zgjedhjen e kryetarit. Sipas vendimeve të sotme, vitin e ardhshëm do të marrin apanazhë edhe ish-ministrat e financave, ekonomisë dhe drejtësisë. Kjo do të thotë që Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi dhe Krenar Lloga do të marrin apanazhë për 12 muaj pas përfundimit të funksioneve të tyre.
Gjithashtu u miratuan kërkesat për pagesa qiraje për deputetët Daniela Hristova, Grazia Bakraçevska, Jovan Jauleski dhe Jovanka Trençevska. Boban Stojanovski, anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, u zgjodh zëvendës sekretar i përgjithshëm i Kuvendit.
Komisioni sot nuk formoi Komitetin për Marrëdhëniet Ndëretnike pasi asnjë grup parlamentar nuk dorëzoi propozime te kryetari i këtij trupi kuvendor.
Ristana Lalçevska, ish-anëtare e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallën e Dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, do të marrë pagë edhe për gjashtë muaj deri në realizimin e së drejtës për pension.
Ish-sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, do të përfitojë të drejtën e shpërblimit me rastin e pensionimit.
Në seancën e sotme, Ilire Dauti dhe Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët hynë në debat lidhur me Komitetin për Marrëdhëniet Ndëretnike. Dauti kërkoi që kjo pikë të vihet e para në rendin e ditës, ndërsa deputetët reaguan duke thënë se afati për dorëzimin e propozimeve ishte i shkurtër.