8 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoni“Aratisja”, MPB vazhdon të kërkojë Grubin dhe Bajramin!

“Aratisja”, MPB vazhdon të kërkojë Grubin dhe Bajramin!

Tetë muaj pas shpalljes së fletëarrestit ndërkombëtar për ish kryeministrin Artan Grubin dhe ish drejtorin e Llotarisë së Maqedonisë së Veriut Përparim Bajramin, nga Ministria e Punëve të Brendshme për Portalb.mk thonë se “MPB po merr masa të përshtatshme taktike dhe operative për të gjetur dhe arrestuar personat” e lartpërmendur në kërkim.

Nga aty i bëjnë thirrje secilit që ka informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre, ta ndajnë atë me forcat e rendit në stacionin më të afërt të policisë.

Entuziazmi i policisë nuk është sikur ai në fillim. Kujtojmë se çka thoshte i pari i ministrisë së Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas arratisjes se Grubit.

“Nëse nuk kthehet vullnetarisht, do të gjejmë një mënyrë adekuate për ta kthyer”, pati deklaruar ministri Toshkovski, më 26 dhjetor 2024, pak ditë pasi ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi e kaloi kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Më 16 janar 2025 Toshkovski tha se ka informacione operative, por që për momentin nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar për vendndodhjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi.

MPB herë pas here deklarohet se “Ministria e Punëve të Brendshme është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente të vendeve në të cilat, sipas informacioneve operative, mund të gjendet personi”.

Nga aty theksojnë se në rast të gjetjes, do të vijojnë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, me qëllim kthimin e tij në vend.

Kujtojmë se, Grubi kërkohet me fletarrest ndërkombëtar së bashku me ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajramin, për rastin ‘Lotaria’. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Që të dy dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 8.2 milion euro. Ata ngarkohen për veprën penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të kodit penal, që parashikon dënim me të paktën katër vjet burg.

Në fund të vitit 2024, Artan Grubi së bashku me gjykatësin Enver Bexheti u futën në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore për të shpëtuar Sasho Mijallkovin.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments