Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Bujarit, i cili pas flakareshës zgjedhore shprehu se ligjet “nuk qenkan detyruese” dhe se “vegla” (Balancuesi) qenka më e fuqishme se ligji.
Fetai thekson se qëndrimi i Bujarit duket se është ndikuar nga bisedat e tij të mëparshme me Doktorin, dhe se tani është e paqartë se cili ka pasur më shumë ndikim mbi tjetrin.
Ai gjithashtu thekson se në cilësinë e ministrit ka dhënë mendim pozitiv për heqjen e Balancuesit, duke sqaruar se emocionet nuk duhet të paraprijnë logjikën, përndryshe pësojnë qytetarët shqiptarë.
“Kur projektligji të vijë në procedurë parlamentare, ta debatojmë dhe ta votojmë. Është kaq e thjeshtë”, tha Fetai.

