Arben Fetai Sonte, në seli, Arben Fetai zhvilloi një takim pune me strukturën e Aleancës – dega Butel, ku u bë një vlerësim i detajuar i angazhimit të tyre gjatë procesit zgjedhor. Në këtë takim u theksua se ekipi i Butelit qëndroi i organizuar, i disiplinuar dhe i përkushtuar edhe në momente të vështira.
Puna e tyre e palëkundur dëshmoi se kur ka vizion, unitet dhe përkushtim, rezultatet nuk mungojnë. Ky takim i sotëm jo vetëm që shërbeu për të shprehur mirënjohje, por edhe për të forcuar ritmin me të cilin Aleanca po ecën drejt sfidave të ardhshme.

