8 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniArben Fetai nga Bogovina: Albini na tha: mos u korruptoni, sepse kush...

Arben Fetai nga Bogovina: Albini na tha: mos u korruptoni, sepse kush korruptohet përfundon te Serbia!

Arben Fetai, njëri nga liderët e VLEN tha në tubimin në Bogovinë se përballemi me një opozitë që e ka humbur fijen dhe që nuk ofron asnjë zgjidhje

Si e tillë, tha ai, nuk kontribuon as në Kuvend qoftë me një iniciativë të vetme në këto 15 muaj sa jemi në qeverisje, “pra opozitë që është destruktive”.

“Në fillim thanë se këto bien për një muaj, tre muaj, nuk ndodhi duke na dhënë afate, dhe na sulmuan në shumë pika me propagandë. Dhe kur i pyet mbështetësit e tyre se si u deshqiptarizuan institucionet nuk kanë asnjë përgjigje, 2.300 punësime, 700 avancime”, tha Fetai.

Tha se kemi realizuar punë që opozita nuk i bëri për 23 vite, siç është ligji i përfaqësimit të drejtë si një nga shtyllat e MO-së brenda një afati 6 mujor.

Këta njerëz, duke aluduar poashtu te opozita, sipas Fetait e bënë Ballkanin e hapur, sollën bankat serbe me aksionet e tyre.

Por përgjigja e Fetait lidhur me këtë është e thjeshtë: Ai rikujton bisedën që kanë pasur me Albin Kurtin pasi u largua Taravari, Albini na tha: mos u korruptoni, sepse kush korruptohet përfundon te Serbia mu si këta”, nënvizoi Fetai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments