8 C
Tetovo
E enjte, 11 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniArben Fetai: Nga Tearca do të shpërndahet fryma e fitores

Arben Fetai: Nga Tearca do të shpërndahet fryma e fitores

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë njëherazi një nga krerët e VLEN, Arben Fetai ka dhënë mesazhin e tij me rastin e hapjes së Shtabit zgjedhor në Tearcë.

“Sonte hapëm shtabin e fitores në Tearcën e bukur, por për vite të vjedhur dhe të lënë pas dore”, tha ai.

Nga ky shtab, shprehet ai, do të shpërndahet fryma e fitores, që do të hyjë në çdo shtëpi, në çdo lagje dhe në çdo vendbanim të Tearcës.

“Me Dautin, po dëshmojmë se Tearca nuk e pranon më padrejtësinë, nuk e pranon më stagnimin, por zgjedh të ecë përpara me besim dhe vendosmëri. Tearca me Dautin, VLEN-i me Tearcën!”, shkruan në postimin e tij në Facebook , Arben Fetai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments