Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në PikëPodcast në Ora24.tv dhe Almakos, ka folur për Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin që pritet të marrë për ligjin e gjuhëve.

“Kjo nuk preket. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në shtet. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj politike ajo le t’u faturohet atyre kur ta nxjerrin vendimin dhe do të shohim ku do të sjellë ky vendim. Dygjuhësia është vijë e kuqe në këtë vend. Dygjuhësia nuk preket. Cili do vendim i Gjykatës Kushtetuese duhet ta ketë për bazë këtë çështje dhe mos të futet në lojëra që mund te kontribuojnë në tensionime të panevojshme të situatës. Besoj se edhe partnerët ndërkombëtarë e kanë të qartë se dygjuhësia është vijë e kuqe e cila nuk guxon të shkelet. Dhe uroje që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ti thërrasin mendjes të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre politike dhe te sjellin një vendim që është në frymën e ruajtjes së bashkëjetesës dhe paqes sociale në vend” – theksoi Fetai për Almakos.

https://www.facebook.com/share/v/LEMBzX7CFPZhUxwG/