8 C
Tetovo
E premte, 19 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniArben Fetai: Për 15 muaj qeverisje kemi realizuar rreth 2 mijë punësime...

Arben Fetai: Për 15 muaj qeverisje kemi realizuar rreth 2 mijë punësime të shqiptarëve

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai gjatë fjalimit të tij në Vrapçisht ku u bë hapja e Shtabit zgjedhor tha së për 15 muaj qeverisje si VLEN kanë realizuar rreth 2 mijë punësime të shqiptarëve që është shumë më shumë se sa BDI në çdo vit kur kanë qenë në qeverisje.
“Ne për 15 muaj si qeveri jemi duke zbatuar 300 milionë euro projekte në komunat në mbarë vendin. Në komunat shqiptare kemi rreth 82 milionë euro që po investohet, për infrastrukturë rrugore, ujësjellës, shkolla, kanalizime, politika mjedisore të cilat BDI nuk i ka bërë”, tha ai.
Fetai shtoi se opozita shqiptare në vend se të flasë për tema lokale që tangojnë qytetarët, hapin tema të mëdha, sepse nuk duan të flasin për rezultate, që janë kryesisht korruptive dhe mungesë projektesh.
“Për 22-23 vite na ka lënë plot punë, disa të nisura, disa në letër, ndërsa ne kemi mbyllur shumë çështje. Nuk i kanë bërë, sepse nuk kanë pasur vullnet, kanë qenë të zënë në hajni, pasurim personal dhe nuk e kanë pasur fare hallin e qytetarëve”, kë nënvizuar zëvendëskryeministri Fetai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments