8 C
Tetovo
E martë, 17 Qershor, 2025
BallinaLajmeArben Fetai: Qeveria Miraton Strategjinë e Re për Konfiskimin e Pasurisë së...

Arben Fetai: Qeveria Miraton Strategjinë e Re për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor i Qeverisë. Për këtë arsye, sigurimi i kushteve dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është në qendër të përpjekjeve tona.

Me kënaqësi njoftoj se në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua Strategjia për Forcimin e Kapaciteteve për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë për periudhën 2025-2028, së bashku me Planin e saj të Veprimit. Ky dokument pasqyron angazhimin e palëkundur të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke fuqizuar institucionet përgjegjëse përmes një qasjeje të strukturuar dhe sistematike, që synon rritjen e efikasitetit në konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Një strategji, sado e mirë, mbetet vetëm një dokument nëse nuk shoqërohet me zbatim efektiv. Për këtë arsye, ne po forcojmë mekanizmat e monitorimit dhe mbikëqyrjes, duke themeluar Këshillin Kombëtar për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë, i cili do të sigurojë zbatimin e suksesshëm të objektivave të përcaktuara.

Kabineti im do të luajë një rol qendror në koordinimin dhe mbështetjen e këtyre përpjekjeve, duke garantuar angazhim të vazhdueshëm për realizimin e kësaj strategjie.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments