Skuadra e Gjilanit gjatë fundjavës të kaluar mposhti Prishtinën në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Kosovës. Pas ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu u shpëtoi një incidenti të vogël.
Gjatë një interviste për mediat lokale në Gjilan, reklama e klubit nga Anamorava ishte afër t’i binte në kokë trajnerit. Ishin milimetrat që e shpëtuan trajnerin e Gjilanit, sepse mund ta lëndonte vërtetë nëse kjo reklamë përfundonte në kokën e tij.
Gjilani gjatë këtij sezoni të ri në Superligë, deri tani ka grumbulluar tetë pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë në tabelë./Indeksonline/