8 C
Tetovo
E shtunë, 25 Tetor, 2025
BallinaLajmeOpinioneArifi: BDI-ja humbi, sepse shqiptarët u rritën politikisht!

Arifi: BDI-ja humbi, sepse shqiptarët u rritën politikisht!

Nga Latif ARIFI

Dalja e fundit publike e Ali Ahmetit ishte më shumë një shpërthim emocional sesa një qëndrim politik. I tronditur nga humbja më e madhe që ka përjetuar ndonjëherë BDI-ja, Ahmeti doli para opinionit si një lider që nuk po arrin të pranojë fundin e vet politik. Në vend të reflektimit dhe dorëheqjes, që do të ishte akt dinjiteti, ai reagoi me mllef e përçmim, duke i fyer kundërshtarët dhe i quajtur “shoqatë e Gazimestanit”. Një fjalor i tillë zbulon jo forcë, por krizë të brendshme dhe humbje të qetësisë.

Në fakt, kjo gjendje nuk është vetëm pasojë e humbjes elektorale, por e konsumimit të gjatë të pushtetit dhe e shkëputjes nga realiteti. BDI-ja humbi, sepse shqiptarët u rritën politikisht. Ata nuk votojnë më për mitet e luftës, as për ikonografi të vjetra. Sot kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe meritokraci. Rinia shqiptare nuk pranon më të qeveriset nga nostalgjia, por nga vizioni.

Ahmeti duket si kapiteni që refuzon të pranojë se anija e tij është fundosur, ndërsa ekuipazhi tashmë ka zbarkuar në tokë. Duke mos dhënë dorëheqje, ai po fundos edhe atë pak dinjitet që mund t’i kishte mbetur.
Historia e tij politike, që nisi me ideal e përfundon me arrogancë, është shembull klasik se si pushteti i gjatë, pa vetëkritikë e pa kufi, shndërrohet në barrë.

Epoka e Ali Ahmetit ka marrë fund. Jo sepse e rrëzoi ndonjë kundërshtar i jashtëm, por sepse shqiptarët e tejkaluan atë me vetëdije politike.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments