Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton arrestimin e dy personave nga fshati Çegran Komuna e Gostivarit. Sipas MPB-së gjatë kontrollit të makinës me të cilin udhëtonin personat në fjalë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës.
“Me datë 04.03.2026, në orën 01:20, në rrugën “Beliçicë” në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar i privuan nga liria N.A. (45) dhe DXh.Sh. (39), të dy nga fsh. Çegran, rajoni i Gostivarit, sepse gjatë kontrollit të automjetit “Ford Fokus” me të cilin udhëtonin, tek ata ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës”, njoftojnë nga MPB.

