Më 02.01.2025, rreth orës 02:00, punonjësit e policisë nga sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor – Departamenti i kërkimeve dhe Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, kanë arrestuar E.Z. (24) nga fshati Grçec, Shkup dhe A.O. (24) nga fshati Grçec, Shkup, të cilët ishin të kërkuar me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore Shkup 1 për shkak të arratisjes nga Istitucioni i Burgut të Shkupit.

E.Z. është dënuar me pesë vjet burg për një vepër penale sipas nenit 215, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ndërsa A.O. është dënuar me tre vjet burg për një vepër penale sipas nenit 215, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Të dy personat do të dërgohen në institucionin përkatës korrektues.