Dje u privuan nga liria nëntë shoferë për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit, me ndalim aktiv dhe pa patentë shoferi, nga të cilët një i mitur
Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në mbarë territorin e vendit privuan nga liria nëntë shoferë, nga të cilët nga tre për vozitje pa patentë shoferi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe për drejtim të automjetit edhe përkundër asaj se kanë pasur ndalim aktiv ndalim aktiv për drejtim të automjetit të kategorisë B.
Dy shoferë në Gjevgjeli dhe një në Gostivar kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Nga një shofer në Veles, Kumanovë dhe në komunën e Staro Nagoriçanit kanë drejtuar automjete edhe përkundër asaj se kanë pasur ndalim aktiv. Një shofer në Tetovë ka drejuar automjetin pa patentë shoferi, një i mitur në Prilep ka drejtuar moped pa leje drejtimi, ndërsa një shofer në Kërçovë ka drejtuar automjet udhëtarësh të paregjistruar pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është vendosur masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për siguri më të madhe në trafik.

